Lionel Messi dhe Argjentina mbërritën në Buenos Aires. Pritje madhështore për kampionët e Botës që festuan gjatë në aeroport e më pas në rrugët e qytetit me Kupën e Botës.
Ekipi kombëtar dhe trofeu i Kupës së Botës – të cilin ata e ngritën për herë të tretë të dielën e 18 dhjetorit-, u rikthyen në Argjentinë pas një fluturimi afërsisht 21 orësh rreth orës 2:20 të mëngjesit të së martës me kohën lokale.
Messi doli i pari nga avioni dhe ngriti triumfues në ajër trofeun e Kupës së Botës, më pas me trajnerin Lionel Scaloni përshëndetën tifozët që prisnin.