-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Beteja e fundit në parlament për 2022-shin! Dvorani “bashkon” PD-në

Kryesoret

Sot dhe nesër Kuvendi do të mblidhet në dy seanca plenare për të miratuar ligjet dhe vendimet e fundit për këtë vit kalendarik. Në rendin e ditës janë shumë çështje që pritet që të sjellin debat të fortë në parlament duke nisur nga pasditja e sotme në orën 15:00.

Miratimi i ndryshimeve të Kodit Rrugor, që kërkon 84 vota pritet të kalojë me konsensus, po ashtu edhe emri i Avokatit të Popullit që është propozuar nga kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj por nuk  mund të thuhet e njëjta gjë për emërimin e gjyqtarit Kushtetues, ku në garë është Ardian Dvorani që për PD-në, në dy krahët është i papranueshëm.

Mazhoranca votoi kalimin për seancë plenare të tre kandidaturave; Mariana Semini, Ardian Dvorani dhe Arta Vorpsi të përcjella nga KED, duke respektuar renditjen e caktuar nga KED. Sipas ligjit, kuvendit i duhet shumica e cilësuar prej mbi 84 votash në seancë plenare për të përmbysur renditjen e KED. Në të kundërt, Mariana Semini që është renditur e para pritet të jetë gjyqtarja që do të plotësojë vakancën në Gjykatën Kushtetuese.

Në rend dite janë dhe disa marrëveshje të fushës financiare, ndryshimet në buxhetin e vitit 2022, ratifikimi i marrëveshjes së huasë, me Fondin Saudit për Zhvilli, për projektin e ndërtimit të lotit të tretë të rrugës Qukës-Qafa e Plloçë, për aderimin në iniciativën e përbashkët për rregulloren e brendshme për shërbimet e Organizatës Botërore të Tregtisë si dhe ai për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, projektligji “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë” dhe “Për titujt e nderit dhe titujt vendore të nderit në Republikën e Shqipërisë”, por edhe për policinë bashkiake.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit