Sulmuesi shqiptar, Armando Broja i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike mëngjesin e sotëm për të korrigjuar lëndimin në ligament.
Futbollisti i Chelsea-t pësoi një lëndim të tmerrshëm në miqësoren që ekipi zhvilloi ndaj Aston Villas në fillim të këtij muaji.
“Me kënaqësi ju them se iu nënshtrova një operacioni të suksesshëm këtë mëngjes”.
“Koha për të pushuar, para se ta filloj rrugëtimin tim të rikuperimit”.
“Faleminderit edhe një herë të gjithëve që më kanë dërguar mesazhe mbështetëse”, ka shkruar 21-vjeçari në rrjetet sociale.