-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dendias sot në Tiranë! Berisha: Turqia ndërhyri për marrëveshjen e detit me Greqinë

Kryesoret

Në një intervistë për Euroactiv, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka folur për tensionet në rajon duke u përqendruar te marrëveshja ende e papërfunduar e detit me Greqinë, dhe ndërhyrjet e Ankarasë në Shqipëri. Duke i konsideruar partnere dhe mike të dy vendet, Berisha thotë se Greqia ka bërë shumë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, dhe gjithashtu vlerëson Turqinë, por duke shtuar se nuk e pranon doktrinën e neo-otomanizmit.

Alice Taylor/ Euroactiv

Turqia nuk ishte kurrë e interesuar për marrëveshjen e kufirit detar midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe bëri një “ndërhyrje vërtetw të fortë” kur ajo u nënshkrua, sipas kryeministrit dhe presidentit të atëhershëm të Shqipërisë Sali Berisha, i cili dha një intervistë ekskluzive për EURACTIV.

Në vitin 2009, Tirana dhe Athina ranë dakord për përcaktimin e zonave të tyre detare dhe shelfit kontinental, pavarësisht vështirësive të hasura në negociatat mes dy palëve. Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Partia Demokratike e Berishës, do të parashikonte që rreth 225 kilometra katrorë të ujërave territoriale shqiptare t’i jepeshin Athinës.

Kryeministri grek Kostas Karamanlis zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë në prill 2009, i shoqëruar nga ministrja e Jashtme Dora Bakojanis, e cila nënshkroi marrëveshjen e delimitimit me homologun shqiptar Lulzim Basha, në prani të kryeministrit të atëhershëm, Sali Berisha.

Ishte marrëveshja më e rëndësishme e nënshkruar mes dy vendeve që nga nënshkrimi i Paktit të Miqësisë në vitin 1996 dhe ndërsa boja ishte ende e lagur në marrëveshje, Tirana aplikoi zyrtarisht për anëtarësim në BE me mbështetjen e Greqisë.

“Partneri ynë, Greqia, në 30 vjet ishte shumë i dobishëm për Shqipërinë. Mbështeti rrugën e Shqipërisë drejt NATO-s dhe Evropës, investim serioz në vend”, tha Berisha.

Ai shtoi se “Greqia e nënshkroi duke pasur për vete gjashtë milje detare ujëra territoriale. Edi Rama ishte ai që paditi marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese. Turqia nuk u interesua kurrë për atë marrëveshje dhe bëri një ndërhyrje të fortë”.

Marrëveshja nuk do të realizohej dhe Partia Socialiste e opozitës shqiptare, e udhëhequr nga kryeministri aktual Edi Rama, apeloi në Gjykatën Kushtetuese përpara se marrëveshja e delimitimit të ratifikohej nga parlamentet e vendeve.

Gjykata e shpalli njëzëri të pavlefshme marrëveshjen, duke përmendur shkelje procedurale dhe thelbësore në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin e Detit.

“Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë një marrëveshje shumë të mirë. Pasi Gjykata Kushtetuese kundërshtoi, i thashë qeverisë [greke] se jam i detyruar të respektoj vendimin. Por unë thashë të shkojmë në Hagë. Në fillim kanë qenë në mëdyshje, por më vonë pranuan, kur e panë se isha shumë transparent”, tha ai.

Anulimi i Marrëveshjes dhe rritja e tensioneve mbi pakicat etnike dhe tokën në të dy vendet, vazhduan të përkeqësojnë marrëdhëniet të cilat po lundronin në një gjendje lufte që nga viti 1940.

Në vitin 2013, Rama u zgjodh kryeministër i Shqipërisë, ndërsa i majti Alexis Tsipras u zgjodh në Greqi në vitin 2015. Ministrat e Jashtëm Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias kishin nisur tashmë kontaktet në verën e vitit 2015 për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe, përfshirë demarkacionin detar.

“Edi Rama erdhi në qeveri dhe negocioi me qeverinë greke në kundërshtim të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ata përfunduan marrëveshjen. Më pas Greqia e vendosi ligjin në parlament dhe e vendosi në 12 milje detare siç është e drejta e tyre sipas Traktatit të Montego Bay”, tha Berisha, duke shtuar “Nuk e di se çfarë do të thotë Haga”.

Me ardhjen në pushtet të Kyriakos Mitsotakis, nisën përpjekjet e reja për demarkacionin me Shqipërinë, pas demarkacionit të arritur nga Greqia me Itali…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit