Sot ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias do të jetë në Tiranë në një vizitë zyrtare në përpjekje për të vulosur dërgimin e kufirit detar në Hagë.
Dendias do të takohet me homologen e tij Olta Xhaçka. Pas takimeve të përbashkëta të dy delegacioneve, do të ketë një deklaratë për mediat.
Më pas ministri i Jashtëm grek do të ketë një drekë pune me kryeministrin Edi Rama.
Vizita e Dendias në Tiranë i paraprin asaj të Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, i cili të enjten do të vijë në Shqipëri dhe do të vizitojë zonat e minoritetit grek.
Dendias sot në Tiranë! Berisha: Turqia ndërhyri për marrëveshjen e detit me Greqinë