Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ishte sot në Tiranë. Jo vetëm deti, por edhe toka është pjese e bisedimeve me Greqinë. Këtu nuk bëhet fjale për ndryshime të kufijve, por për mirëmbajtjen dhe shenjave markuese të kufijve tokësorë.
Kufijtë mes Shqipërisë e Greqisë janë të përcaktuara tashmë në bazë të protokollit të Firences, ndërsa shenjat dalluese te vendosura ne natyre, njihen si piramida.
Ato janë objekte në natyrë në forme blloqesh guri te markuara dhe të shënjuara, në njërën atë të të cilave shkruhet republika e Shqipërisë dhe në tjetrën republika e Greqisë dhe kjo ndodh në të gjithë vijën kufitare të vendit.
Në gjithë kufirin me Greqinë, sipas specialistëve ka rreth 80 piramida.