-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i falsifikatorëve në Tiranë, Prokuroria jep detaje: Dokumentet përdoreshin për…

Kryesoret

Prokuroria e Tiranës ka arrestuar tre persona të cilët falsifikonin dokumente të ndryshme. Mësohet se të arrestuarit janë shtetasit Gezim Xhafa, Artur Bramo dhe Shpetim Begam të cilët akuzohen për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”, “Prodhimi i mjeteve për falsifikim” dhe “Pastrimi produkteve të veprës penale”.

Dyshohet se personat të cilët përfitonin këto lloj dokumentesh i përdornin për të përfituar pasuri, për t’i shpëtuar kërkimit apo për ushtrimin e veprimtarive të ndryshme kriminale.

‘Objekt i hetimit rezulton të jetë një grup falsifikatorësh të cilët kryenin detyra të veçanta sipas roleve përkatëse për falsifikimin e çdo lloj dokumenti. Hetimi është ndjekur me metoda proaktive si përgjime, vëzhgime dhe blerje të simuluar duke lidhur marrëveshje bashkëpunimi me bashkëpunëtorë lidhur me kryerjen e blerjeve të simuluara si dhe përgjimin e personave të dyshuar. Si dhe u kërkua lejimi i kontrollit të disa ambienteve. U kryen kontrollet në 5 ambiente ku u sekuestruan celularë, usb, lap-topë, certifikata pronësie, dokumente dhe kartëmonedha të falsifikuara etj. Hetimet janë në vijim për të identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë gjithë përfituesit e këtyre dokumenteve të falsifikuara pasi dyshohet se këto dokumente janë përdorur për të përfituar pasuri, për t’i shpëtuar kërkimit apo për ushtrimin e veprimtarive të ndryshme kriminale.’, njofton Prokuroria.

Kapen në Tiranë tre “magjistarët” që të bënin të pasur brenda ditës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit