Seanca e Kuvendit rifilloi pasditen e sotme aty ku u ndërpre. Flamur Noka nuk e liroi foltoren. Ai kërkoi shpjegime se përse është përjashtuar nga grupi i PD-së, lista e diskutantëve. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i tha se ajo thjeshtë ka njoftuar faktin që janë përjashtuar nga grupi i PD-së dhe Enkelejd Alibeaj e konfirmoi.
Debati
Flamur Noka: Ti do të shkosh e para për ndjekje penale.
Lindita Nikolla: Ka një vit që jeni njohur. Ka një vit që jeni njohur me këtë vendim. Unë nuk jam këtu për të zgjidhur cështjet tuaja të brendshme.
Flamur Noka: Juve, ju vjen një letër nga komisioni i internim dëbimeve dhe….
Lindita Nikolla: Mbaruat tani? Sepse mbaroi koha. Grupi juaj ju ka përjashtuar. Detyra ime ka qenë vetëm t’ju njoftoj. Lironi foltoren tani. Nëse doni vendimin e grupit e keni në dispozicion.
Flamur Noka nuk liron foltoren
Lindita Nikolla: Zonja Albana (i drejtohet Vokshit) ty të ka përjashtuar grupit yt jo unë. Ulu tani. Ju tërheq vëmendjen.
Flamur Noka: Ku e ke vendimin e përjashtimit?
Lindita Nikolla: Ishte vendim i partisë juaj dhe jo Kuvendit.
Flamur Noka: Kjo është Enkelejd paçavure. Ti (Nikolla) je këtu një kukull.