Ndërkohë që deputetja e PD-së Ina Zhupa po mbante fjalën e saj në foltore, deputeti socialist, Toni Gogu dhe kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla ngritën lart një letër në të cilën ishte vizatuar një rrush, si për të theksuar se duhet të flitet në sallë për projektligjin e verërave.