-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shehi pas derbit: Goli erdhi për shkak të gabimit tonë dhe më pas presioni ndikoi

Kryesoret

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi menjëherë pas përfundimit të sfidës mes ekipit të tij dhe Partizanit ka folur për mediat pas humbjes 1-0.

“Pavarësisht ndryshimeve, që i kemi edhe të kushtëzuara. U futëm në presion në fillim, ndeshja u vendos nga episodet dhe më pas rrjedha e lojës u bë edhe më e vështirë. Behiratche nuk ishte i gatshëm për këtë sfidë dhe luajtëm me Lulajn në të djathtë dhe Aleksin në mbrojtje”.

“Goli erdhi për shkak të gabimit tonë dhe më pas presioni ndikoi. Ne kemi nevojë për organikë të pasur. Deliu luajti shumë mirë, ndonëse jo në rolin e tij natyral. Kemi probleme në krahun e djathtë për shkak të mungesave. Ne u munduam që të luajmë shpejt dhe të ndryshojmë krahun e lojës, por gabuam shumë”.

“Diferencën e bëri agresiviteti i sulmuesve të Partizanit, sulmuesit tanë duhet të ishin më agresivë. Ishin vetëm 10 minuta të këqija, pjesa tjetër ishte e mirë. Loja u ndërpre shpesh dhe kjo na penalizoi”, ka thënë Shehi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit