Përjashtimi nga PD-ja i deputetëve që mbështetësin Sali Berishën ka sjellë tensione në Kuvend. Deputeti Flamur Noka prej më shumë se 15 minuta është në foltore dhe me tone të agravuara ka bllokuar zhvillimin e seancës parlamentare.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla është përpjekur të sqarojë situatën dhe të vijojë seancën. Nga ana tjetër, ministret duket se po shijojnë “spektaklin”.
Elisa Spiropali, është ajo që po sheh situatën me nënqeshje, ndërkohë që Ogerta Manasterliu, Delina Ibrahimi dhe Belinda Ballku janë duke qëndruan në telefona.
Niko Peleshi dhe Ulsi Manja po bëjnë muhabet.