-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Varri 1 milion lekë”! Polici futi në kurth zyrtarin e bashkisë, 12 veta në gjykatë

Kryesoret

Drejtori i Agjencisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, Elidor Ndini është dërguar për gjykim së bashku me 11 punonjës stë tjerë, pas skandalit të varrezave në Tufinë.
Nga përgjimet ka rezultuar se Ndini merrte për çdo varr shuma financiare nga 200 deri në 1 milion lekë të vjetra.

Ai është kapur duke marrë para, në këmbim të shitjes së një sipërfaqe toke për qëllime varrimi në Tufinë. Ky episod është trajtuar duke futur një agjent policie, i cili është kamufluar si banor i Tiranës. Agjenti është shtirur duke krijuar një histori se halla e tij që jetonte në Gjermani kishte ndëruar jetë dhe në familjen e saj në Tiranë kishin nisur përgatitjet për të zhvilluar ceremoninë e varrimit.

U arrestuan për varrezat, zbulohen edhe 4 skandale tronditëse në telefonat e zyrtarëve

Në këtë skemë kanë qenë të përfshirë dhe punonjës të tjerë të bashkisë, Xhemal Mena, Latif Shehu, Gazmend Daja. Mbi ta rëndon akuza e korrupsionit dhe abuzimit me detyrën.

Në listë e të pandehurve janë dhe Bujar Lica, Alban Ajazi, Endrin Milla, Fatjon Gjonaj, Roza Ndoj dhe Julian Çuka, Shaqir Nika dhe Fabjon Gjonaj. Njëherësh Ndini, dhe persona të tjerë merrnin përsipër kundrejt lekëve legalizimin e ndërtimeve pa lejë dhe nxjerrjen e kredisë së butë nga bashkia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit