Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do të udhëtojë në Uashington nesër të mërkurën, raporton agjencia e lajmeve Reuters duke cituar një publikim të faqes së internetit Punchbowl News.
Presidenti ukrainas do të udhëtojë për në Kapitol, ku do të zhvillojë takime me lidershipin e Kongresit dhe krerët e Komiteteve të Sigurisë Kombëtare nga partitë Demokratike dhe Republikane, raporton Punchbowl News duke cituar burime të mirëinformuara.
Gjatë udhëtimit, që do të ishte vizita e parë e jashtë Ukrainës për Zelensky-n që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, presidenti ukrainas pritet të flasë në një sesion të përbashkët të Kongresit.
Më herët të martën, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi tha se do të ketë një seancë të Kongresit të mërkurën mbrëma, e cila do të ketë “një fokus shumë të veçantë te demokracia”.
Vërejtjet e Pelosit, të cilat erdhën në një letër, nuk elaboruan se për çfarë do të bëhej seanca. Zyra e saj nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi vizitën e raportuar nga Zelensky