-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta masive në Madrid, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Pedro Sanchez

Kryesoret

Në Madrid të Spanjës janë zhvilluar protesta masive kundër qeverisë, ku mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Pedro Sánchez.

Demonstruesit marshuan në qendër të kryeqytetit spanjoll me flamuj kombëtarë dhe pankarta ku kërkohej “fund i korrupsionit” dhe “zgjedhje të reja”. Protesta u organizua nga mbi 150 shoqata qytetare dhe u mbështet edhe nga parti opozitare.

Sipas organizatorëve, në tubim morën pjesë rreth 120 mijë persona, të cilët akuzuan qeverinë për korrupsion dhe mungesë transparence. Nga ana tjetër, kryeministri Sánchez i ka hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar si të motivuara politikisht, ndërsa ka deklaruar se do të vijojë mandatin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit