Presidenti, Bajram Begaj ka zhvilluar një takim në Sarandën me përfaqësuesit e qeverisë dhe biznesit atje. Ai ka kushtuar vëmendje dhe Parkut Kombëtar të Butrintit ku është shprehur se është një pasuri që i përket gjithë botës.
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Demokratike, duke cilësuar se kontrata me koncesionarin ka një sërë shkeljesh.
Zyra për shtyp e presidentit ka njoftuar se Begaj u takua me Kryetarin e Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, ku foli për zhvillimin dhe sfidat e qytetit të Sarandës.
“Është e rëndësishme që të ketë një bashkëpunim mes pushteteve, mes institucioneve, për të garantuar që të gjithë qytetarët të dëgjohen dhe të mbështeten,” tha Presidenti Begaj.
Presidenti vizitoi gjithashtu dhe Spitalin e Sarandës “Petro Nako”, ku falënderoi mjekët për dedikimin dhe përkushtimin ndaj pacientëve.