Gjermania nuk arriti objektivin e saj të kursimit prej 20% të gazit javën e kaluar kur konsumi u rrit për shkak të temperaturave të ftohta.
Në njoftimin nga rregullatori i energjisë së vendit ata gjithashtu paralajmëruan se përdorimi do të duhej të reduktohej përsëri për të shmangur mungesat e gazit në vend.
Në përgjithësi, konsumi i gazit në Gjermani në javën e 50-të të vitit ishte 12% më i lartë se mesatarja e katër viteve 2018-2021 Sipas të dhënave të konsumit javor të rregullatorit.
Krahasuar me një javë më parë, konsumi u rrit me 20%.
Temperaturat në javën e 50-të të vitit ishin 7.9 gradë celsius më të ulëta se mesatarja e katër viteve të mëparshme, pas valës së ftohtë në vend.