-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grupi i Alibeajt zvarrit sërish Apelin për vulën: Të përjashtohet gjyqtarja

Kryesoret

Shtyhet për herë të pestë gjyqi për vulën e PD-së. Seanca e radhës në Apel është caktuar në 17 Janar të vitit tjetër. Sërish kërkesa për shtyrje ka ardhur nga grupi i Enkelejd Alibeajt që kërkon dorëheqjen e gjyqtares Irida Kacerrja, e cila është pjesë e trupës, me argumentin se çështja mund të paragjykohet.

Tre herë gjyqi është shtyrë për shkak të kërkesës së avokatit të parë të grupit të Alibeajt, herën e katërt kërkoi kohë avokati i ri dhe sot erdhi një tjetër kërkesë për shtyrje, që tashmë fare qartë mund të cilësohet zvarritje.

Por cfarë ndodh?

Nëse gjykata e Apelit do ta pranojë kërkesën, atëherë çështja do të rikthehej në shkallën e parë të gjyqësorit. Në këtë shkallë ka edhe një vendim dhënë nga gjyqtari, Agron Zhukri që ka njohur vendimet e dala nga Kuvendi që thirri Sali Berisha më 11 dhjetor 2021.

Por edhe vendimi i Zhukrit është apeluar nga Alibeaj që kërkon rrëzimin e tij. Për këtë çështje ende nuk ka një datë shqyrtimi nga Gjykata e Apelit.

Nëse Apeli do të pranonte kërkesën e Alibeajt, do i hapej rruga e mbetjes në fuqi të vendimeve që kanë dalë nga kuvendi i 18 dhjetorit, të drejtuar asokohe nga Lulzim Basha.

Por nëse Gjykata rrëzon ankimin e Enkelejd Alibeajt, atëherë për Berishën do të lindte e drejta për ta regjistruar statutin e 11 dhjetorit në regjistrin kombëtar të partive, duke mbajtur në mënyrë definitive vulën dhe firmën e PD-së edhe zyrtarisht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit