Prej tre javësh i shtruar në një spital në San Paolo, Pele vijon të jetë në terapi intensive, por gjendja e tij shëndetësore jo vetëm që nuk po përmirësohet, por vjen në përkeqësim.
Sipas raportit të fundit mjekësor ka një progresion të sëmundjes onkologjike dhe kërkon trajtim të mëtejshëm në lidhje me mosfunksionimin e veshkave dhe zemrës.
Në lidhje me gjendje e Pele, ka reaguar edhe vajza e tij.
Krishtlindja jonë në shtëpi është anuluar. Së bashku me mjekët kemi vendosur, që për shumë arsye, është më mirë të qëndrojmë këtu, me të gjithë mjekimet e duhura”, theksoi Flavia Arantes.