-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Laporta: Barcelona nuk mund të krijojë pritshmëri për Messin

Kryesoret

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka shprehur dëshirën e tij për të parë yllin argjentinas, Lionel Messin të luajë përsëri për Barcelonën.

Ai theksoi se klubi nuk është i gatshëm të gjenerojë pritshmëri për një rikthim të mundshëm verën e ardhshme.

Kontrata e Messit me Paris Saint-Germain zgjat deri në fund të sezonit dhe sipas raportimeve të dy palët janë afër arritjes së një marrëveshje rinovimi.

Ndërkohë, presidenti i Barcelonës bëri të qartë se klubi nuk do të përdorë leva financiare për të nënshkruar me lojtarë të rinj në të ardhmen.

“Kemi pasur biseda me ton të relaksuar. Është e qartë se do të doja që ai të kthehej një ditë. Do të doja shumë, por nuk mund t’i rrisim pritshmëritë. Ai është një lojtar i PSG -së dhe ka një kontratë me ta. Ai sapo ka fituar Kupën e Botës. Ne jemi shumë të lumtur për të. Ajo që nuk dua është të gjeneroj pritshmëri që është shumë e vështirë për t’u përmbushur. Levat u bënë për të shpëtuar klubin sepse ishte në një situatë shumë të komplikuar. Tani LaLiga ka vendosur kufizime për levat. Do të ishte e mundur të bëhej një nga këto operacione, por nuk do të ishte të nënshkruante një lojtar. Për ne, ai është më i miri i të gjitha kohërave. Ne e kemi pasur këtu dhe ai është bërë lojtar këtu. Jam i bindur se ai në zemrën e tij është një tifoz i Barcelonës dhe gjithmonë do të jetë i lidhur me Barcelonën. Do të donim shumë që ai të kthehej, por do të shohim”, u shpreh Laporta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit