Pas një konflikt të ndodhur mes një punonjësi të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore dhe një punonjësi të Forcës së Posaçme “Shqiponja” është njoftuar nga policia e Tiranës se është pezulluar nga detyra shtetasi Y. D.
Personi i pezulluar nga puna është punonjës Policie pranë Forcës së Posaçme “Shqiponja”.
Në rrugën e Barrikadave, punonjësi i Policisë së Qarkullimit Rrugor me inicialet N. H. ka bërë një parakalim të gabuar dhe menjëherë është ndaluar nga polici i pezulluar tashmë nga puna.
Drejtuesi i mjetit pasi ka ndaluar është konfliktuar me punonjësin e Policisë të cilin e ka ofenduar dhe e ka goditur për shkak të detyrës.
Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për nisjen e hetimit disiplinor për punonjësin e Policisë.