Një punonjës i forcave ‘Shqiponja’ është përfshirë në sherr më një punonjës të qarkullimit rrugor.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, në afërsi të Rrugës së Barrikadave, pranë shkollës “Sami Frashëri”.
Raportohet se punonjësi i forcave ‘Shqiponja’ me iniciale Y.D., po lëvizte më një automjet, kur punonjësi i qarkullimit i ka bërë me shenjë të ndalojë.
Efektivi i forcave ‘Shqiponja’ nuk është bindur, por ka dalë nga makina dhe ka qëlluar kolegun e tij me grusht.
Pas kësaj ai është larguar dhe nuk dihet ende se ku ndodhet. Kjo pasi Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nisur hetimet dhe është vënë në kërkim të efektivit me inicialet Y.D..