-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prigozhin: Thashetheme dhe spekulime për blerjen e armëve nga Koreja e Veriut

Kryesoret

Themeluesi dhe kreu i organizatës mercenare Wagner, Yevgeny Prigozhin mohoi sot pretendimin e qeverisë amerikane se kompania e tij kishte blerë armë nga Koreja e Veriut.

Ai i quajti këto pretendime si “thashetheme dhe spekulime”.

“Të gjithë e dinë se Rusia nuk ka marrë armë nga Koreja e Veriut për një kohë të gjatë. As nuk janë bërë përpjekje përkatëse”, thekson Prigozhin.

Më herët sot, një zëdhënës i Këshillit të Sigurimit të Shtëpisë së Bardhë konfirmoi një raport të Reuters se kompania private ruse Wagner kishte marrë një dërgesë armësh nga Koreja e Veriut për të ndihmuar në forcimin e forcave ruse në Ukrainë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit