Ish-kryeministri Sali Berisha në diskutimet që po bëhen në parlament për aktin normativ të buxhetit, kërkoi nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla që ministrat të ishin të pranishëm në sallë, pasi kishin lënë karriget bosh. Në fokus të sulmit kishte zv/ kryeministren Belinda Balluku.
“Keni vjedhur 122 miliardë lekë, 30% më shumë se të gjitha rrogat në Shqipëri. Keni vjedhur më shumë se të gjitha pensionet dhe kjo në 9 muaj, jo të gjithë vitin. Keni zhvilluar 280 tendera sekretë për të vjedhur.
Ku janë këta hajdutët, që nuk kanë kurajë të rrinë, por ikin. Dhe dil ti dhe mbroji. Kush i mbron këta? Kush e shet energjinë me 40 euro dhe e rishet me 150 euro. Ju (drejtohet nga qeveria). Pse nuk rrinë këtu? Nga zonja janë transformuar, të pamëshirshme, nuk ngopen nga asgjë” tha ai.
Kryetari i PD-së preku edhe dosjen e call center-ave, konkretisht Amant Josifit të shpallur në kërkim. “2.2 mld janë vjedhur me Bitcoin nga ortaku i Olsi Ramës, Amant Josifi. Bënë kërdinë në Spanjë, Gjermani dhe Itali dhe e përcollët, Olsi Rama në Dubai, si Genci Xhixhën, padronin e Xibrakës që e çoi në Kubë” tha ai.
“Ulsiu i bëri gjëmën Ramës”! Berisha: Ushtarët “dezertuan”! Sa kushtuan dronët turq?