-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të dhëna shqetësuese, 2/3 e specieve në Antarktidë kërcënohen nga zhdukje

Kryesoret

Dy të tretat e specieve të Antarktidës përfshirë pinguinët perandorë kërcënohen me zhdukje ose rënie të konsiderueshme të popullsisë deri në vitin 2100.

Fenomen i cili do të ndodhë për shkak të ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes progresive të planetit .

Këto të dhëna alarmante theksohen nga kërkimet e reja që përmbledhin prioritetet për mbrojtjen e biodiversitetit të kontinentit.

Studimi, i cili është rezultat i një bashkëpunimi ndërkombëtar midis shkencëtarëve, fiziologëve dhe politikë bërësve nga 28 institucione në 12 vende, ka identifikuar pinguinët perandorë si speciet më të rrezikuara të zhdukjes në Antarktidë.

Speciet e tjera detare duket se kanë të njëjtin fat.

Madje pinguinët perandorë klasifikohen si specie të rrezikuara nga SHBA për shkak të krizës klimatike.

Deri në 80% e kolonive të pinguinëve perandorë parashikohet të jenë pothuajse të zhdukur deri në vitin 2100, një rënie e popullsisë që vlerësohet në mbi 90%, me rritjen e zakonshme të emetimeve të gazeve serrë ,” theksojnë ekspertët.

Hulumtimi u botua në revistën Plos Biology dhe ekspertët zbuluan gjithashtu se zbatimi i 10 strategjive kryesore të menaxhimit të kërcënimeve paralelisht, që do të kushtonin rreth 23 milionë dollarë në vit, mund të përfitonte deri në 84% të specieve të Antarktidës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit