-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Turqia i mbyll “derën” e NATO-s Suedisë: S’ka plotësuar kriteret

Kryesoret

Turqia tha se vlerëson hapat që deri më tani ka ndërmarrë Suedia për të marrë miratimin e Ankarasë për t’iu bashkuar NATO-s. Por, Stokholmi nuk është as në “gjysmë të rrugës” për të përmbushur listën e zotimeve që Ankaraja ka kërkuar në këmbim të ratifikimit të anëtarësimit në aleancë, tha kryediplomati turk.

Ministri i Jashtëm, Mevlut Cavusoglu, tha se vendimi i gjykatës suedeze për të ndaluar ekstradimin e një personi të kërkuar në Turqi, pasi dyshohet se ka lidhje me grusht-shtetin e dështuar të vitit 2016, ka “helmuar” atmosferën pozitive në negociatat për anëtarësimin e Suedisë në aleancën ushtarake.

Suedia dhe Finlanda, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, vendosën që të aplikonin për anëtarësim në NATO. Por, për t’u anëtarësuar këto dy shtete, duhet që vendimi të ratifikohet nga 30 anëtarët e aleancës. Turqia ka penguar këtë proces, duke kërkuar nga dy shtetet nordike që të shtypin grupet që i konsideron organizata terroriste dhe të ekstradojë në Ankara personat që dyshon se kanë kryer vepra terroriste.

Të 28 shtete të NATO-s kanë ratifikuar anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës. Turqia dhe Hungaria janë të vetmet anëtare që nuk e kanë ratifikuar anëtarësimin e dy shteteve. Gjatë një konference të përbashkët për media me ministrin e Jashtëm suedez, Tobias Billström, Cavusoglu tha se Qeveria turke ende pret që të ketë “zhvillim konkret” sa i përket ekstradimeve dhe ngrirjes së aseteve.

“Është një dokument që duhet të zbatohet. Ne nuk jemi ende në gjysmë të rrugës, jemi në fillim”, tha ai, duke iu referuar memorandumit që Suedia dhe Finlanda nënshkruan me Turqinë në qershor./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit