Kursi i këmbimit të Euros ka thelluar më tej rënien ditën e mërkurë, duke rënë për herë të parë poshtë kufirit të 114 lekëve.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 113.84 lekë, 0.51 pikë më pak krahasuar me të martën. Që nga fillimi i muajit dhjetor, Euro ka humbur 2.6% të vlerës në kursin e këmbimit me Lekun.
Ky operacion vjen në një moment kur qysh më parë më parë tregu po karakterizohej nga një ofertë në rritje dhe kërkesë në rënie për monedhën europiane. Oferta valutore, që këtë vit ka qenë e lartë në mënyrë të qëndrueshme dhe agjentët e tregut shprehen se prurjet në këtë periudhë janë rritur më tej.
Mund të hipotizohet se kjo ofertë po fryhet më tej nga faktorët sezonalë, si turizmi dhe kthimi i emigrantëve për festat e fundvitit. Historikisht, kjo periudhë sjell rritje të flukseve valutore hyrëse në ekonomi dhe një zhvlerësim të Euros në kursin e këmbimit me lekun.
Megjithatë, rënia e Euros në këtë peirudhë nuk ka pasur asnjëherë përmasa të tilla. Agjentët e tregut besojnë se prurjet nga ekonomia e zezë dhe ajo informale janë faktorë me ndikim të rëndësishëm në ecurinë e krsit të këmbimit valutor.
Shqipëria është një ekonomi me deficit të thellë në trregtinë e mallrave të konsumit dhe forcimi i Lekut ka një efekt amortizues në nivelet e inflacionit. Forcimi i Lekut është i volitshëm edhe për atë pjesë të konsiderueshme të shqiptarëve me të ardhura në lekë, por që kanë kredi bankare në Euro.
Nga ana tjetër, zhvlerësimi i shpejtë i Euros ka efekte negativ për subjektet që kanë të ardhura në valutë dhe shpenzime në Lekë./monitor
