-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Zelensky si Chuchill’/ Mediat ndërkombëtare jehonë fjalimit të Presidentit ukrainas në Kongresin Amerikan!

Kryesoret

Fjalimi i Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Kongresin Amerikan të mërkurën mbrëma është cilësuar si një fjalim historik dhe shumë i suksesshëm. Shumë media ndërkombëtare e kanë krahusuar  me Winston Churchill  gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Mediat ndërkombëtare, brenda dhe jashtë SHBA-së, e cilësuan fjalimin e presidentit ukrainas pasionant dhe bindës. Vizita e tij ishte saktësisht 81 vite që nga vizita e winston Churchill në Uashington në vitin 1941, muaji kur Shtetet e Bashkuara hynë zyrtarisht në luftë.

Zelensky fjalim historik në Kongres: Ukraina më e gjallë si kurrë më parë!

Sipas France 24, Zelensky ndoqi hapat e Churchill, siç ka bërë gjatë muajve të kaluar, ndërsa ofensiva ruse në vendin e tij vazhdon. Sidomos deklarata  e tij, se Ukraina nuk do të dorëzohet kurrë, duke përsëritur shprehjen nga një fjalim legjendar i kryeministrit britanik gjatë Luftës së Dytë Botërore, i emocionoi të gjithë.

Paralelizimi me Churchill u përshëndet edhe  nga Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në largim, Nancy Pelosi, pasi babai i saj ishte i pranishëm si deputet gjatë fjalimit historik të kryeministrit britanik në Kongres më 26 dhjetor 1941.

The Guardian shkruajti se “për një ish-aktor dhe humorist, ishte performanca e jetës së tij”, ndërsa u prit me brohoritje dhe duartrokitje nga deputetët amerikanë, disa prej të cilëve mbanin flamuj ukrainas dhe simbole të tjera.

Por CNN theksoi rëndësinë e zgjedhjes së Zelensky për t’iu drejtuar ligjvënësve dhe senatorëve amerikanë në gjuhën e tyre, pa një përkthyes, gjë që “e përcolli mesazhin më afër zemrave të tyre dhe zemrave të popullit amerikan”, sipas rrjetit amerikan.

Politico vuri në dukje fjalimet e rralla të liderëve të huaj në legjislaturën më të fuqishme në botë, duke vënë në dukje se vetëm Winston Churchill dhe Benjamin Netanyahu i janë drejtuar Kongresit më shumë se Zelensky.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit