Një autobus grek me 47 pasagjerë është aksidentuar në qendër të Bukureshtit këtë të premte. Raportohet për 23 të plagosur dhe 1 person të vdekur.
Aksidenti ka ndodhur kur autobusi, i cili ka qenë me shpejtësi, ka shkelur tabelën në lidhje me lartësinë. Kjo ka rezultuar që ai të ngecë e ka shtypur pjesën e sipërme të mjetit. Gjithashtu, pas goditjes janë thyer xhamat.
“Të katër personat e bllokuar janë liruar, dy gra dhe dy burra. Dy prej tyre janë në gjendje shumë të rëndë, njëri prej tyre në arrest kardiak”, tha për Digi 24 zëdhënësi i policisë lokale Daniel Vasile.