Mesfushori argjentinas, Enzo Fernandez ka qenë futbollisti i ri më i mirë në Kampionatin Botëror Katar 2022.
Mesfushori i talentuar e nisi si pjesë e rezervës Kampionatin Botëror por zuri vend menjëherë në formacionin bazë dhe shkëlqeu me paraqitjet e tij.
Falë paraqitjeve fantastike në Katar por edhe me Benficën këtë edicion, Fernandez është bërë objektiv i top klubeve evropiane.
Real Madrid dhe Liverpooli janë dy skuadrat e mëdha që kanë shprehur interesim për të por problem mbetet klauzola e lartë e argjentinasit.
Sipas gazetës portugeze Record, Benfica ka refuzuar një ofertë prej 100 milionë eurosh nga një klub i paidentifikuar për Fernandez pasi klubin portugez po kërkon vetëm 120 milionë euro sa është klauzola e tij për ta lënë të lirë.
21-vjeçari iu bashkua Benficas vetëm në verën e këtij viti për 12 milionë euro nga River Plate dhe që në vitin e tij të parë ka zhvilluar 27 ndeshje ku ka realizuar 4 gola e ka asistuar në 6 të tjerë.
Gjithsesi mbetet të shihet nëse Los Blancos ose The Reds do të paguajnë klauzolën e tij për ta transferuar yllin e ri gjatë afatit kalimtar të janarit.
Vlen të përmendet se situatën e lojtarit është duke e përcjellë edhe PSG që mund të dalë me një ofertë në janar për transferimin e argjentinasit.