Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ishte dje në disa zona minoritare në jug të vendit, por ndaloi edhe në Himarë duke ngjallur debate, pasi foli për vetëvendosje. Sali Berisha tha sot se nuk ka asnjë diskutim që Himara është bastion i shqiptarizmit dhe se kundërta është absurditet. Ai tregoi edhe një histori me ish-presidentin grek Konstantin Stefanopulos.
“Kryeministri grek mund të vizitojë cdo zonë të Shqipërisë. Edhe Himarën. Edhe cdo zonë tjetër. Nuk kam asnjë vërejtje. Zhurma se Himara është minoritet është absurditeti më i madh historik. Askush më shumë se himarjotët nuk janë larë në gjak për identitetin e tyre kombëtar shqiptar. Himara ka një realitet të pamohueshëm. Një pjesë e fshatrave flasin edhe shqip edhe greqisht. Qyteti, e vërteta, porti i vjetër është i miksuar, shqiptarë, grekë, venecianë dhe mundet, sikur kanë portet, miksuar.
Por këto, as gjuha, as mikstura nuk e bëjnë kurrë Himarën gjë tjetër veçse basion i shqiptarizmit. Himara e njohur në histori, së bashku me malësitë e alpeve kanë pasur kodet dhe kanunet e tyre. Patrikana duhet të shpallë ndjesë publike ndaj himarjotëve, se kur ata qëndronin ndaj portës, patrikana flirtonte edhe në kurriz të tyre, që i detyroi ata t’i drejtohen Vatikanit dhe të bëjnë një modifikim në besimin e tyre, të mbeten ortodoks por të afërt me ritin katolik.
Kryeministri i Greqisë mund të vizitojë cdo zonë, por Himara me të gjithë historinë është shqiptare përfshirë ato fshatra që janë bilingual, flasin edhe shqip edhe greqisht. Dikur, po drekoja me presidentin grek, Stefanopulos, duke biseduar në një samit, për përzierjet që kemi me grekët dhe i them Kapodistria është nga Gjirokastra dhe i vëllai i tij quhej Ahmet. Ai më tha, Sali, që nuk është grek e kam menduar për shkak të emrit, por kam menduar se mund të ishte venecian.
Ky i thotë këshilltarit, Berisha më tha se Kapodistria është shqiptar, këshilltari u thotë gazetarëve dhe dy javë rresht, mediat greke flakë ndaj meje. Por Stefanopulos ishte njeri i ndershëm. Kërkoi dokumentacionin dhe doli se Kapodistria ishte gjirokastrit, shqiptar. Stefanopulos doli dhe tha Berisha kishte të drejtë. kam pasur miqëis me të atin e zotin Qirjako, nuk kam pretenduar kurrë se Himara është një zonë, minoritet. Ka një dy gjuhësi dhe mbi atë bazë është hapur një shkollë për ta ruajtur. Është krejt normale” tha ai.