-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EULEX-i po shqyrton akoma mundësinë për të ndihmuar në transferimin e Pantiçit

Kryesoret

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ende është duke shqyrtuar mundësinë që të ndihmojë autoritetet kosovare në transferimin e ish-zyrtarit policor serb, Dejan Pantiç nga një qendër paraburgimi.

EULEX-i gjithashtu ka bërë të ditur se më 17 dhjetor dhe pas kërkesës së gjyqtarit të procedurës paraprake, një mjek i misionit ka kryer ekzaminim mjekësor paraprak të Pantiçit.

Në fund ata kanë shtuar se janë duke monitoruar nga afër rastin e Pantiçit për të vlerësuar se si po trajtohet nga autoritetet e Kosovës.

“Përveç Policisë së Kosovës, Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, EULEX-i është në kontakt edhe me avokatin e D.P. Misioni është takuar edhe me Avokatin e Popullit, si mekanizëm i Kosovës për parandalimin e torturës dhe i mandatuar për të kryer vizita të rregullta e të paparalajmëruara në të gjitha vendet ku privohet liria”, thanë ata.

Për shkak të arrestimit të policit serb më 10 dhjetor, serbët ngritën barrikada në veri të Kosovës duke bllokuar rrugët që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut.

Sipas Listës Serbe një ndër kushtet për largimin e barrikadave është edhe lirimi i Pantiçit.

Këto veprime i kanë dënuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Gjermania.

Në një deklaratë të përbashkët, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë dhe ajo në Beograd, kanë kërkuar që menjëherë të largohen barrikadat në veri.

SHBA ka thënë se arrestimi i qytetarit serb po përdoret si justifikim për bllokime të paligjshme të rrugëve si dhe kërcënime dhe frikësime ndaj autoriteteve kosovare dhe popullatës lokale

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit