-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EULEX: Po shqyrtojmë mundësinë e transferimit të Pantiçit

Kryesoret

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) tha se ende është duke e shqyrtuar mundësinë që të ndihmojë autoritetet e Kosovës për ta transferuar ish-policin Dejan Pantiç nga një stacion policor afër Jarinjës, në një qendër paraburgimi.

Megjithatë, ky mision i BE-së tha për Radion Evropa e Lirë se nuk është përgjegjës për mbajtjen në arrest të Pantiçit, i cili, sipas autoriteteve në Kosovë dyshohet për “sulmin terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.

EULEX tha po ashtu se një mjek i misionit, me kërkesë të një gjykatësi paraprak, ka ekzaminuar Pantiçin më 17 dhjetor.

“Raporti i këtij ekzaminimi i është dorëzuar gjykatësit të procedurës paraprake”, tha misioni i BE-së në Kosovë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, deklaroi më 22 dhjetor se kanë kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë ndihmë për transferimin e Pantiçit, duke shtuar se dërgimi i tij në një qendër paraburgimi “është prioritet” për autoritetet në Kosovës./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit