Federata Franceze e Futbollit thuhet se ka bërë një ankesë zyrtare për talljet e vazhdueshme të portierit argjentinas, Emiliano Martinez ndaj sulmuesit francez, Kylian Mbappe.
Portieri i Aston Villa në mënyrë të përsëritur u tall me Mbappen pasi skuadra e tij mundi Francën në penallti pas një barazimi dramatik 3-3 në finalen e Kupës së Botës Katar 2022.
Martinez fillimisht bëri thirrje për një moment heshtje për Mbappen gjatë festimeve në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes.
Tallje të cilat vijuan edhe pas rikthimit në Argjentinë.
Gjatë paradës së mbajtur në Buenos Aires ai mbante në dorë një kukull me fytyrën e Mbappes duke e tallur brutalisht.
Këto gjeste të vazhdueshme të Martinezit nuk janë pritur aspak mirë nga drejtuesit e federatës franceze të futbollit.
Sipas mediumit The Telegraph, Federata Franceze e Futbollit ka bërë një ankesë zyrtare për talljet e vazhdueshme të portierit argjentinas ndaj Mbappe.
Presidentin e Federatës franceze, Noel Le Graet ka reagur në lidhje me rastin dhe e është shprehur se veprimet e argjentinasit kishin shkuar shumë larg.
“I kam shkruar homologut tim nga Federata Argjentinase, këto teprime më duken jonormale, në kuadër të një gare sportive dhe e kam të vështirë të kuptoj. Kjo po shkon shumë larg. Sjellja e Mbappe ka qenë shembullore”, tha ai