-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermania: Të hiqen sa më shpejt barrikadat serbe nga veriu i Kosovës

Kryesoret

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka kërkuar që barrikadat në veri të Kosovës të hiqen sa më shpejt dhe që serbët e Kosovës të kthehen në institucionet e tyre.

Pas javësh përshkallëzimi, Ministria e Jashtme gjermane, në një deklaratë për gazetën “Der Standard” kërkon që “barrikadat e paligjshme të ngritura nga serbët e Kosovës, të cilat gjithashtu paraqesin rrezik për sigurinë, duhet të hiqen sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme Federale tha gjithashtu: “Ne jemi shumë të shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës”.

Javët e fundit, serbët militantë nacionalistë kanë ngritur barrikada në rrugë në veri të Kosovës. Ndër të tjera ata po protestojnë kundër arrestimit të një punonjësi policie që dyshohet se ka sulmuar një qendër votimi. Të enjten pati edhe një demonstratë në veri të Kosovës, gjatë së cilës u shfaq një flamur i madh serb, vazhdon raportimi i gazetës austriake.

“Ata serbë militantë nacionalistë që ngritën barrikadat dhe organizuan demonstratën i përkasin mbështetësve të partisë Lista Srpska, e cila është nën kontrollin e drejtpërdrejtë të qeverisë në Serbi. Ajo vë në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës dhe monopolin e shtetit të Kosovës për përdorimin e forcës në veri të vendit”.

Gazeta po ashtu vë në pah edhe sulmet që mori ambasadori gjerman në Kosovë për deklaratat e tij ku kërkonte heqjen e barrikadave.

Në javët e fundit ka pasur dhunë të përsëritur kundër përfaqësuesve të institucioneve kosovare dhe gazetarëve në veri të Kosovës, ku janë shumica serbë. Është intensifikuar edhe retorika nga Beogradi. “Presidenti Aleksandar Vuçiq madje mendoi të dërgonte personel ushtarak në Kosovë” shkruan Der Standard duke iu referuar kërkesës serbe që i bëri KFOR’it. Po ashtu gazeta përmend sulmin e kryeministres serbe Ana Bërnabiq  në Twitter ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë, Jörn Rohde.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit