-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grupime brenda PS-së? Gjiknuri: 40 bashki nuk i diskutojmë në 14 Maj

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri tha sot se Partia Socialiste nuk i diskuton 40 bashki në zgjedhjet e 14 Majit.

40 bashki nuk mund të diskutohen. Shifra mund të jetë edhe më e lartë. Varet nga dinamika nga kundërshtari, që numri të jetë dhe më i lartë. Duke parë alternativën përballë ky konkluzion del natyrshëm” tha ai.

Ai u pyet edhe për sulmet që janë bërë kundër tij në media dhe aludimet në media për grupime brenda PS-së. “Nuk mund të flas me supozime. Jam mësuar me sulme. Në politikë sulmesh kur ke pozicione kyçe, aq më tepër me shfrenimin e fantazisë së medias.

Këtu sulmojnë për gjëra personale, familja, një ditë mund ta gjesh veten të ndarë, por nuk mërzitem, njeriu duhet ta mbledhë mendjen, këtë u them edhe miqve. Luftime apo grupime, nuk e di mund të jetë pjesë e diversioneve”.

Ai është drejtues politik i PS-së në qarkun e Elbasanit dhe gazetarët e pyetën për dosjen ku rezultoi se ishte përgjuar edhe Taulant Balla disa vite më parë.

Në media hidhen lloj-lloj akuzash, media është e shfrenuar. I mbetet drejtësisë për t’i zbardhur, partitë nuk kanë pse të njollosen dhe të bëhen pjesë e spekulimeve që bëhen në media” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit