Një shqiptar është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës teksa po udhëtonte nga Greqia në Shqipëri.
Sipas mediave greke ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti nga Departamenti i Hetimeve Penale të Korfuzit për trafik droge.
Gjatë kontrollit të kryer nga oficerët e policisë në Kakavi, rezultoi se shqiptari ishte i ndjekur penalisht dhe në këtë mënyrë ai u arrestua dhe u dërgua në Prokurorinë e Prokurorit të Përgjithshëm.