Një 57-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Dibër, pasi akuzohet se ka prerë shtyllat e drurit të vendosura nga OSHEE për furnizimin me energji elektrike të disa zonave dhe fshatrave.
Sipas policisë, dibrani i identifikuar si Dyleman Kaci, është kapur në flagrancë teksa ka qenë duke prerë këto shtylla me një motosharrë elektrike, me pretendimin se ishin vendosur në tokën e tij pa leje.
‘Preu me motosharrë 6 shtylla druri të vendosura nga OSHEE, për të furnizuar me energji elektrike banorët e fshatit Borie -Lurë, arrestohet në flagrancë 57-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte dëmtuar (prerë), disa shtylla druri të vendosura nga punonjës të OSHEE-së, për të furnizuar fshatin Borie-Lurë me energji elektrike, kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Pas hetimeve ka rezultuar se autori i dyshuar është shtetasi D.K., 57 vjeç, banues në fshatin Borie-Lurë, i arrestuar në flagrancë, i cili ka prerë shtyllat me pretendimin se janë vendosur në tokën e tij. Po në vijim të verifikimit të pronës ku ishin vendosur shtyllat ka rezultuar se është pronë shtet e njësisë Administrative Lurë, Bashkia Dibër. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprat penale “Shkatërrim prone me dashje”, “Vetëgjyqësi”.’, njofton Policia.