Një 32-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital pasi kishte pasur dhimbje dhëmballe.
Mësohet se i ndjeri është Genti Isai pasdite kishte qenë tek stomatologu dhe ka marrë recetën e qetësuesve.
Pak orë më vonë, 32-vjeçari nuk është ndjerë mirë në banesë, dhe ka qenë babai i tij që ka lajmëruar ambulancën.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 17:00, në fshatin Kagjinas, Kolonjë, në banesë, ka ndërruar jetë shtetasi G. I., rreth 32 vjeç. Nga këqyrja e jashtme e trupit të 32-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.