Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale Anastas Janullatos ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Krishtlindjes.
Në mesazhin e përcjell në Facebook ai ka shkruar se për shkak të luftës së papranueshme katastrofike të Rusisë kundër Ukrainës, mbizotëron një hidhërim i pamasë
“Në pamje të parë, e kundërta e paqes mendohet të jetë lufta. Jam i bindur se e kundërta e paqes, thellë-thellë, është egocentrizmi, në trajta të ndryshme: mburrje, krenari, sedër e sëmurë, mendjemadhësi; është ky që prish marrëdhëniet ndërmjet njerëzve e popujve dhe nxit konflikte të vogla e të mëdha. Brenda dritës së Lindjes së Krishtit shfaqet qartazi, gjithashtu, se egocentrizmi mposhtet përmes dashurisë dhe përulësisë, të cilat janë kushtet paraprake për vendosjen e paqes, ” është shprehur ai.
Në fund të mesazhit ai u ka uruar besimtarët për një vit paqeprurës dhe shëndetplotë!