18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Skandaloze! SPAK përjashtoi nga akuzat Subashin për inceneratorin e Fierit

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot se SPAK-un përjashtoi kryetarin e bashkisë së Fierit, Armando Subashi nga akuzat për inceneratorin, pasi është bërë njësh me pushtetin. Ai tha se të gjitha firmat dolën nga bashkia dhe në fund Subashin e shpëtuan.

“Çështja që unë dua të sjell në vëmendjen e publikut është raporti SKAP-djegës. Sot ka prova, ka të dhëna, që implikojnë direkt SKAP-in e partisë si institucion që ushqehet në grazhdin e djegësave të qeverisë.

Nuk ka gjë më absurde, më të njëanshme, më komprometuese, se kryetarin e Bashkisë së Fierit, përgjegjës direkt për të gjithë akuzat që janë bërë për inceneratorin e Fierit, e përjashtojnë nga akuzat, dhe marrin nën akuza vartësit e tij.

Kjo dëshmon se SKAP-i i partisë po zhgërryhet në grazhdin e qindra milionëve të inceneratorëve.

SKAP nuk guxon, se mesa duket ndan paratë me qeveritarët e kësaj sipërmarrje. Nuk ndodh në asnjë vend që për një sipërmarrje të arrestohen dhjetëra zyrtarë, dhe sipërmarrja të marrë çdo javë 1 milionë euro.

Kjo do të thotë se paratë e djegësave e kanë djegur mirë edhe SKAP-in e partisë. Italiani që merr 300 mijë euro në ditë a javë, nuk është asgjë tjetër veçse një maskë e Ramës, Agaçit dhe Veliajt” tha ai.

LIVE-Votimi për Avokatin e Popullit/ Berisha: Rama prishi traditën, do të kapë institucionin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit