-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mesazhi emocionues i Enzo Fernandezit para 6 vitesh drejtuar Messit

Kryesoret

Enzo Fernandez ka qenë zbulimi i Kampionatit Botëror Katar 2022 falë paraqitjes fantastike me Përfaqësuesen e Argjentinës.

Mesfushori i talentuar shkëlqeu në Kupën e Botës duke shënuar një gol e duke dhuruar 1 asistim.

Megjithatë tani është zbuluar një status i Enzos 6 vite më parë si 15-vjeçar drejtuar kapitenit të tij Lionel Messi i cili kishte vendosur të largohej nga Argjentina.

Tanimë mediat argjentinase e kanë rikthyer letrën e një fëmije (Enzo) me ëndrra të mëdha që i lutej Messit mos të largohej nga Kombëtarja, duke i thënë se ta shihte atë me fanellën e Argjentinës është krenaria e tij më e madhe.

“Si mund të të bindim për të vazhduar nëse ne jemi një katastrofë? Si mund të të bindim në momentin që në jetën tonë nuk kemi provuar as edhe 1% të presionit që ti ke? E di se kur zgjohesh në mëngjes dhe shihesh në pasqyrë, ndjen presionin e të gjithë kombit. Ata kërkojnë dhe presin që të bësh gjithçka në mënyrë perfekte dhe duket gati qesharake fakti që kërkojnë nga ty gjithçka”.

“Si mund të bindim të qëndrosh në momentin që nuk e kuptojmë se je një qënie njerëzore si të gjithë, sigurisht ke një talent që askush tjetër nuk mund ta ketë, lojtari më i mirë në planet, por në fund je sërish një human. Si mund të të bindim të qëndrosh kur nuk kuptojmë se nuk je t’i përgjegjës për inatin që shkakton një disfatë?”

“Le të provojmë dhe t’i kërkojmë vetes vetëm 1% nga ajo që i kërkojmë Messit. Si mund të të bindim të qëndrosh, kur t’i mund të ishe duke pushuar në plazh, por sërish je duke luajtur për kombëtaren. Megjithatë, sërish të vendosin në dyshim nëse vrapon sa duhet apo nëse këndon himnin. Lionel bëj çfarë të duash, por të lutem qëndro. Por, bëjë këtë që të argëtohesh sepse njerëzit kërkojnë të ta marrin këtë. Është një botë që ka një presion qesharak, dhe kërkojnë të të marrin gjënë më të rëndësishme në një lojë. Argëtimin”.

“Të shoh ty me fanellën e kombëtares është krenaria më e madhe, luaj për t’u argëtuar sepse kur t’i argëtohesh, nuk e ke idenë sa shumë argëtohemi edhe ne. Faleminderit dhe më vjen keq”, përfundon letrën dedikuar Messit, Enzo Fernandez kur ishte vetëm 15-vjeç.

6 vite më vonë ai dhe idhulli i tij më i madh ishin bashkë në Kupën e Botës dhe që të dy si Leo ashtu edhe Enzo kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm së bashku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit