-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paralajmëron Rusia: Nuk tërhiqemi nga lufta pa arritur qëllimet

Kryesoret

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u kthye sot në Kiev pas vizitës në Shtetet e Bashkuara. Në një postim në llogarinë e tij në Telegram ai shkruante se forcat ukrainase “po luftojnë me objektiv arritjen e fitores”. Komentet vijnë ndërsa Rusia paralajmëroi sot se nuk do t’i japë fund luftës derisa të arrijë qëllimet e saj ushtarake.

Në postimin e tij Zelenskyy përmendente paketën e re të ndihmës ushtarake prej 1.8 miliardë dollarësh, ofruar nga SHBA, ndërsa shtonte se “Ukraina do të kapërcente gjithçka”.

Ai falënderonte Holandën gjithashtu për premtimin e një ndihme deri në 2.5 miliardë dollarë për vitin 2023, që do të shërbejë për blerjen e pajisjeve ushtarake dhe rindërtimin e infrastrukturës kritike.

Kthimi i Zelenksyy në Kiev vjen ndërsa Rusia vazhdon sulmet me artileri, raketa e mortaja, në disa rajone të Ukrainës.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se lufta do të përfundojë në tryezën e bisedimeve vetëm pasi Rusia të arrijë qëllimet e vendosuara, nga ajo që Moska e quan “operacion i posaçëm ushtarak”. Ai shtoi se Moska ka shënuar përparim të rëndësishëm në çmilitarizimin e Ukrainës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit