-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përse u lirua Bendo? Rama: Do ikë me studime në SHBA! Gati reforma në SHISH

Kryesoret

Helidon Bendo nuk është shkarkuar, por ka dhënë dorëheqjen. Kështu deklaron Edi Rama. Kryeministri ka postuar një foto me kreun e SHISH-it, sapo Presidenti Bajram Begaj nxori dekretin e lirimit. Kreu i qeverisë shprehet se Bendo u largua për arsye të studimeve në SHBA, nga ku do të këshillojë Edi Ramën për reformën e institucioneve të sigurisë.

Me Helidon Bendon, Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, i cili për arsye të vazhdimit të studimeve pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara, ka dorëzuar dorëheqjen. Ai do të angazhohet në vijim si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë” shkruan Rama.

Rama shkarkon shefin e shërbimit sekret

Përveç sqarimit, kryeministri njofton reformën në institucionet e sigurisë kombëtare që tashmë pritet që të çohet përpara nga Oljan Kanushi, që u emërua në gusht nëndrejtor, por që pritet që të marrë kompetencat e plota të shefit. Helidon Bendo e mori detyrën e drejtorit të SHISH-it në 5 Nëntor të 2018, por në vitin e fundit ai ka qenë me studime në SHBA.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit