-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta në Ukrainë, Izraeli rrit prodhimin e armëve

Kryesoret

Industria izraelite e armëve po rritet me shpejtësi, kryesisht për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë dhe rritjes së kërcënimeve ushtarake iraniane në Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Kompania izraelite e mbrojtjes “Rafael” nënshkroi kohët e fundit një marrëveshje me kompaninë amerikane “Lockheed Martin” për të zhvilluar, testuar dhe prodhuar një sistem të ri mbrojtjeje ajrore me rreze lazer, të njohur si “Rrezja e Hekurt”.

Eksportet izraelite të armëve u rritën 30 për qind vitin e kaluar, duke arritur në 11.3 miliardë dollarë. Vitin e ardhshëm këto shifra pritet të rriten. Analistët izraelitë të sigurisë besojnë se kjo po ndodh për shkak të luftës në Ukrainë.

“Pushtimi rus i Ukrainës ishte dhe ende është, si një sinjal alarmi për NATO-n. Është lufta e parë në tokën evropiane, në të cilin NATO është pothuajse e përfshirë në luftë, ose afër një konflikti me Rusinë. Ky ndërgjegjësim ka bërë që NATO papritur të kuptojë se ka nevojë për të gjitha llojet e armëve, jo vetëm nga Shtetet e Bashkuara. Por, edhe për të rritur blerjet e tyre nga Izraeli”, vlerëson korrespondenti i gazetës “Haaretz” që merret me çështjet e inteligjencës, Yossi Melman.

Analistët thonë se një nga arsyet pse armët izraelite pëlqehen më shumë është se ato provohen në kushte beteje, ndryshe nga armët e eksportuesve të tjerë./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit