Së fundmi një tjetër sherr ka ndodhur në ShowBizin shqiptar këngëtarja Dafina Zeqiri ka akuzuar grimierin Arbër Bytyqi se i poston fotot e edituara në rrjetet sociale, kur në fakt ai nuk i ka bërë asnjë shërbim grimi. Në një postim në Instastory, Zeqiri i kërkon Bytyqit që të mos e bëjë më këtë gjë, ndërkohë që shton se ai është një person fals dhe gënjeshtar.
“Arbër rrenc Bytyqi MUA! Mjaft postove foto shumë të edituara të miat! Të miat në përgjithësi! Ne nuk punojmë bashkë! Ti e di mirë pse! Je një nga njerëzit më fals që kam njohur në këtë industri! Një gënjeshtar! Mjaft! Më postove! “Mua”! Pikë! Nuk veproj kështu zakonisht, por dreqi e mori! Ti je një sociopat!”- shkruan Daffy.