-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Politikani rus padit Putinin për përdorimin e fjalës “luftë”

Kryesoret

Një politikan i Shën Petersburgut ka kërkuar nga prokurorët të hetojnë presidentin rus, Vladimir Putin për përdorimin e fjalës “luftë” për të përshkruar konfliktin në Ukrainë duke akuzuar shefin e Kremlinit për shkeljen e ligjit të tij.

Për muaj të tërë, Putin e ka karakterizuar pushtimin që bëri si një “operacion special ushtarak “.

Në mars, ai nënshkroi ligje që vendosin gjoba të rënda dhe dënime me burg për shpifje ose “përhapje informacioni të rremë” në lidhje me forcat e armatosura, duke vënë në rrezik ndjekjen penale ata që e thërrasin luftën në emër të tij.

Por dje, presidenti rus devijoi nga retorika e tij e zakonshme kur u tha gazetarëve: “Qëllimi ynë nuk është të kthejmë timonin e konfliktit ushtarak, por përkundrazi t’i japim fund kësaj lufte”.

Një këshilltar bashkiak në vendlindjen e Putinit, Nikita Yuferev tha se e dinte se veprimi i tij ligjor mund të mos pranohej, por ai e paraqiti atë për të nënvizuar “pandershmërinë” e sistemit.

Në apelin e tij të paraqitur në një letër të hapur, Yuferev i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm dhe Ministrit të Brendshëm që “të padisë Putinin në lidhje me ligjin për përhapjen e lajmeve të rreme për veprimet e ushtrisë ruse”.

Yuferev tha se kritikët e Putinit që publikisht e quajtën luftën një luftë ishin dënuar rëndë.

Pas publikimit të letrës së hapur për Putinin, Yuferev tha se kishte marrë qindra mesazhe urrejtjeje. Por ai tha se beson se shumica e rusëve e kuptojnë se çfarë po ndodh realisht në Ukrainë.

Yuferev u gjobit në shtator për diskreditimin e ushtrisë pasi ai bëri një mocion në parlament për të akuzuar Putinin për tradhti për fillimin e luftës në Ukrainë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit