Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez u pyet për serinë e 11-metërshave dhe lëshoi disa fraza për mesfushorin Tchoaumeni që mund t’i kishte kursyer.
“E di që jam i mirë për të pritur penallti, ma kanë thënë edhe kundërshtarët. Kur prita të parën, e dija që futbollisti që do të godiste më pas (Tchouameni) do të ishte nervoz.
Ia hodha topin më larg, nisa t’i flisja dhe goditi jashtë… e bëri në brekë”, tha Martinez.
Portieri është bërë protagonist kryesor i festimeve të Argjentinës, që kur mori çmimin “Doreza e Artë”, që e vuri në pjesët intime, ashtu edhe me talljet ndaj Kylian Mbappe.