-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiun i Rusisë/ Arrestohet zyrtari i lartë i inteligjencës gjermane!

Kryesoret

Autoritetet gjermane të enjten kanë arrestuar një punonjës të shërbimit të Inteligjencës së Jashtme me dyshimin për ndarjen e sekreteve shtetërore me Rusinë. Policia arrestoi të dyshuarin, një shtetas gjerman i identifikuar si Carsten L., të mërkurën në Berlin, sipas mediave të huaja.

Ai tha se policia bastisi gjithashtu banesën e tij dhe vendin e punës. Në një deklaratë të veçantë, Inteligjenca e Jashtme tha se punonjësi ndodhej në paraburgim.

Autoritetet gjermane kanë paralajmëruar për rritjen e mundshme të spiunazhit rus duke pasur parasysh qëndrimin e Kremlinit me Perëndimin për pushtimin e Ukrainës. Qeveria gjermane dëboi 40 “spiunë” rusë në prill, sipas agjencisë vendase të inteligjencës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit