Nuk ka asnjë ditë më të përshtatshme se sa kjo e Krishtlindjeve, për të kujtuar një emër të ndritur, ndoshta të pashoq për nga vepra që barti dhe të vërtetat e përjetshme që solli. Gjon Buzuku.
Ideja e përbashkimit të emrit të Buzukut me Kshndellat është më se e pranueshme, është ide që më tepërtë drejton nga e ardhdmja , sesa të rikthen te e kaluara.
Buzuku është reformatori i parë i madh i Kishës Katolike Shqiptare. Është apostull i saj. Martir, që shekuj më parë artikuloi emrin ” Gluhë” dhe ” klaj” dhe që çuditërisht krijohet mes prelatit verior dhe Jugut të Shqipërisë dhe Çamërisë epirotase, trevave molose, ku akoma edhe sot me një këmbëngulje titanike dëgjohen fjalët e pashkatërrueshme në amëshim ” glu” dhe klaj”.
Buzuku, ashtu si Luteri gjerman, ishte i pari që përktheu Biblën, librin e shenjtë, në gjuhën shqipe. Ky ishte një akt që, sa përbante heretizëm, aq edhe heroik. Shqipja do të bëhej ndër të parat gjuhë që do e kishte Biblën në gjuhën e saj. Buzuku e bëri këtë. Ai ishte një dritë që ndriçoi netët e gjata të dimrit të kishës katolike nga shtypja e pushtimit.
Buzuku në një farë mënyre ishte trupi ku u fut ndriçimi i pavdekshëm i Jezusit. Libri i Buzukut është një dëshmi madhështore e kulturës shqiptare.
Libri i Buzukur është shpërndarë ilegalisht në brigjet shqiptare, rrezikshmëria e tij ishte dehëse, ishte shpresa e një firmëtari, ripërtëritja e qendresës, ishte ngjallja e shpresës, në fakt buzuku kishi rolin e tij si çlirimtar, ishte projektues i lirisë dhe autori i çlirimit të gjuhës së mrekullueshme shqipe.
Ndaj, shpesh herë, kur mendoj për Buzukun dhe librin e tij, ndjej në vete përceptimin e qartë se drita e sjell nga këto kolosë të pazakontë ishte në fakt ardhja e shpresës.
Kisha Katolike e ka luajtur gjithnjë këtë rol në kulturën dhe mbijetesën shqiptare.
Gëzuar Krishtlindjet, miq e mi, kudo që jeni!
Për shumë mot Kshndellat!