Dokumentari ‘bombë’ i Princit Harry dhe Meghan Markle për Netflix ka mposhtur disa konkurrentë të ashpër për t’u emëruar si seria televizive më e shikuar e vitit në Mbretërinë e Bashkuar.
Dokumentari me gjashtë episode u publikuan në dy pjesë dhe panë Dukën dhe Dukeshën e Sussex-it të diskutojnë për ngacmimet gjatë thirrjeve të shtypit të organizuara nga pallati, paragjykimet e pavetëdijshme dhe jetën e tyre që nga largimi nga Anglia.
Episodi i parë, i cili tregoi historinë e miqësisë së çiftit mbretëror, u shikua nga mesatarisht 4.5 milionë njerëz në javën e parë.
Në krahasim, episodi premierë i serialit të ri të “The Crown” arriti mesatarisht 2.8 milionë njerëz.
Dokumentari i Harryt dhe Meghanit gjithashtu konkurroi publikimet e tjera të mëdha të Netflix, duke përfshirë “Stranger Things” (3.9 milionë) dhe “Bridgerton” (3.4 milionë).